Navas me zemër të madhe, strehon 30 refugjatë ukrainas në shtëpi

by admin
Spread the love

Sulmi rus në Ukrainë ka detyruar shumë banorë të vendit të largohen nga qytetet ku luftohet, duke kërkuar siguri për jetët e tyre.

Shumë figura të njohur të sportit kanë treguar gatishmërinë e tyre për të strehuar familjet ukrainase, ndërsa Keylor Navas është njëri nga futbollistët e njohur që  ka bërë një gjest të veçantë, teksa ka strehuar në shtëpinë e tij 30 refugjatë ukrainas.

Portieri i PSG-së ka vendosur shtëpinë e tij në dispozicion për të mirëpritur refugjatët ukrainas. Sipas “Marca” raportohet se 35-vjeçari nga Kosta Rika ka blerë 30 shtretër për të strehuar 30 ukrainas.

Këta njerëz u sollën në Spanjë nga shoqata vullnetare Gracia e Barcelonës, e cila shkoi në kufi, në Krakovia, për të sjellë ushqim dhe për të transportuar qytetarët ukrainas që iknin nga ato zona lufte.

Navas ka akomoduar 30 persona në shtëpinë e tij. Ndërkohë, gruaja e tij është vënë në dispozicion të tyre për të përgatitur ushqime dhe rroba, dhe të gjitha gjërat elementare të nevojshme. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain Facebook

You may also like