NATO: Më shumë Europë në Ballkanin Perëndimor, kërkon ta marrë Rusia!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duhet ta ndalojmë Rusinë në Ballkanin Perëndimor, nevojitet më shumë Europë Perëndimore në rajon: Ky ishte mesazhi i përcjellë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë.

Pas ditës së dytë të bisedimeve të krerëve të diplomacive të vendeve anëtare te aleancës, përfaqësuesi estonez Urmas Reinsalu doli me një deklaratë të fortë. “Të gjithë aleatët e NATO-s janë të vetëdijshëm se bisha gjithashtu kërkon të marrë kontrollin e Ballkanit Perëndimor, dhe ne duhet t’i ndihmojmë këto vende të mbijetojnë”!

“Një mesazh për partnerët tanë: Pas luftës në Ukrainë, Rusia nuk duhet të ketë asnjë shans që të diktojë opsionet e sigurisë dhe mënyrën e jetesës së vendeve të tjera”- tha Urmas Reinsalu, ministër i jashtëm i Estonisë.

Në fokus të diskutimit kanë qenë këtë radhë ish-republikat sovjetike, Moldavia dhe Gjeorgjia – dy vende këto që kanë rajone të ndara të pushtuara nga trupat ruse, si dhe Bosnja, që konsiderohet një ndër vendet ballkanike më të rrezikuara prej destabilizimit dhe mundësisë së shpërthimit të një konflikti.

“Ballkani Perëndimor, e në veçanti Bosnje Hercegovina, janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Ne druhemi për atë që lufta në Ukrainë mund të nënkuptojnë për vendin tonë”- u shpreh Bisera Turkovic, ministre e jashtme e Bosnjës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se këto vende tani kanë nevojë për mbështetje.

“Është më mirë t’i përkrahim tani”, tha numri një i aleancës, sesa të shohim zhvillimet të shkojnë në drejtim krejtësisht të gabuar, siç pamë të ndodhte me pushtimin e Ukrainës në fillim të këtij viti.


Top Channel

You may also like