Natën e kaluar janë sanksionuar 69 shoferë të dehur

by admin
Spread the love




Gjatë natës së kaluar në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 04:00 gjatë kontrollit të përforcuar të veprimit për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë sanksionuar 69 shoferë.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, nga numri i përgjithshëm i shoferëve të sanksionuar të dehur, 12 janë në territorin e SPB Kumanovë…

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë dhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për rrugë më të sigurta.


You may also like