Naser Selmani: Albini sot ka nevojë për mbështetje, jo për mend!

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me gazetarë dhe intelektual të Maqedonisë së Veriut në Strugë, për të bashkëbiseduar për çështje të aktualitetit mbarëshqiptarë. Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe ish kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, i cili ka shprehur mbështetjen për veprimet e fundit politike të Kurtit.

“Sot me disa kolegë dhe intelektual në Strugë takuam kryeministrin e Kosovës Albin Kurti!
I shpreha mbështetje për mbrojtjen dinjitoze të interesave të Kosovës përballë politikës shoviniste të Vuçiqit! E ndjej se kemi obligim njerëzor e kombëtarë ta mbështesim kryeministrin në çdo mënyrë e sa të ketë nevojë!
Albini sot ka nevojë për mbështetje, jo për mend! Qëndro kryeministër se shqiptarët janë me Ju!”
, – ka shkruar gazetari dhe analisti i njohur, Naser Selmani.



You may also like