Napoli në udhëkryq? Në fushë zbret vetë presidenti De Laurentiis

by admin
Spread the love

Pas vetëvrasjes me Empolin, te Napoli ka zbritur në fushë presidenti Aurelio De Laurentiis. Përpara se skuadra të niste stërvitje, në cepin e fushës stërvitore është shfaqur numri një i klubit napolitan dhe menjëherë është takuar me trajnerin Spalletti.

Më pas, një fjalim për të shkundur ekipin dhe për t’i dhënë motivimin e duhur në këtë sprint sezonal, për të garantuar qëndrimin në zonën Champions, ku Roma e vendit të pestë kërcënon me 7 pikë më pak sesa Napoli i vendit të tretë.

“Ishim si një tren deri pak javësh më parë. Po tani çfarë po na ndodh?”, shkruan e përditshmja Il Matino rreth fjalimit të De Laurentiis. Presidenti ka ndjekur të gjithë stërvitjen dhe më pas i gjithë grupi i bashkuar ka qëndruar në grumbullim, për të qëndruar të gjithë bashkë dhe për të darkuar me të gjithë drejtuesit.

Il Matino vijon dhe tregon se takimi i presidentit me trajnerin Sarri ka qenë i gjatë dhe me tone shumë të qeta, ndryshe nga diskutimet me tone të larta në tren pas disfatës me Empolin.

Takim, në të cilin trajneri ka marrë edhe bekimin e numrit një të napolitanëve për të vijuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, shtrëngimi i vetëm aktual te Napoli, është sigurimi i zonës Champions.

Si shenjë e vazhdimësisë së këtij projekti, presidenti ka dhënë sinjalet se Dries Mertens pritet do të rinovojë kontratën e cila i skadon në qershor. Ditët e fundit, është parë edhe presidenti i napolitanëve që të takojë në shtëpi, futbollistin belg, pikërisht për të negociuar rinovimin. /oversport.tv

You may also like