Napoli në udhëkryq, disa lojtarë të rëndësishëm mund të ikin në verë

by admin
Spread the love

Sezonin e ardhshëm mund të shohim një Napoli ndryshe, sepse shumë nga yjet e skuadrës janë me valixhe në dorë. Është i sigurt largimi i Insigne, që do të provojë një aventurë të re me Toronton në MLS.

Por “Corriere dello Sport” shkruan se trajneri Spalletti mund të humbasë disa nga elementët që kanë spikatur gjatë këtyre viteve të fundit.

Insigne ka marrë fluturimin për në Kanada, ndërsa Fabian Ruiz kërkohet me ngulm nga gjigandët e Spanjës. E paqartë mbetet e ardhmja e Koulibaly, që kërkohet nga gjysma e Europës, si dhe ajo e Osimhen që pëlqehet nga shumë klube të Premier League.

Napoli synon të ruajë grupin aktual, por nëse vjen oferta e duhur Aurelio de Laurentiis është i gatshëm që të sakrifikojë xhevahirët e tij. / Oversport.tv

You may also like