Napoli fokusohet te Raspadori, por ka arritur marrëveshje edhe me një tjetër sulmues

by admin
Spread the love

Mungon vetëm marrëveshja finale midis Monzës dhe Andrea Petagnas për të zhbllokuar merkaton në sulmin e Napolit. Në rast se gjithçka shkon sipas planit, atëherë klubi napoletan do të bëjë përpjekjen e fundit për të mbyllur negociatat me Giovanni Simeone.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, por Aurelio De Laurentiis po pret fillimisht largimin e Petagnas për të dhënë dritën jeshile.

Gjithashtu, një temë tjetër e nxehtë te Napoli është edhe Raspadori. Talenti i Sassuolos po kërkohet me ngulm nga Spalletti, por klubet ende nuk kanë arritur një marrëveshje edhe pse janë pranë.

Drejtuesit e Napolit janë gjithashtu në diskutime me Chelsean për të afruar Kepan në portë, ndërsa në rast se largohet Zielinski, alternativa e tij është Giovanni Lo Celso. /oversport.tv

You may also like