Nantes shtang PSG! I shkakton humbjen e dytë në kampionat, ndalet edhe Lyon

by admin
Spread the love

Nantes “shtang” në shtëpi PSG pasi e mposhti me rezultatin 3-1. Ekipi i Pochettinos ishte inekzistent gjatë 45 minutave të para ku pësoi edhe tre gola, ndërsa goli i Neymar vlen vetëm për statistikë për sa i përket këtij takimi.

Një pjesë e parë perfektë nga ana e Nantes që gjeti golin e avantazhit që në minutën e katërt me Kolo Muani. Kur pritej reagimi i PSG për të marrë nën kontroll takimin, Merlin shënoi edhe golin e dytë duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Nantes.

Ndërkohë, në minutat shtesë të pjesës së parë, arbitri akordoi edhe një 11-metërsh për Nantes që u kthye në gol nga Blas.

Në pjesën e dytë, PSG krijoi iluzionin e një përmbysjeje të madhe pasi që në minutën e 47-të Neymar ngushtoi diferencat duke e çuar rezultatin në 3-1. Po Neymar që ngushtoi diferencat, kishte mundësinë të rihapte takimin në minutën e 59-të, por sulmuesi brazilian u tregua i pasaktë nga 11-metërshi.

Në minutat e mbetura të takimit, ekipi i Pochettinos u përpoq të bënte një përmbysje të madhe, por në asnjë rast lojtarët nuk u treguan të qartë përpara portës. Si rrjedhojë ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1, ndërsa PSG qëndron në vendin e parë në kuotën e 59-të pikëve. Nga ana tjetër, Nantes ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë.

Në ndeshjen tjetër të kësaj dite, Lyon është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpinë e Lens. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë golit të Clauss, ndërkohë që baraspeshën dhe rezultatin final e vulosi Kadewere në fundin e pjesës së parë.

LIGUE 1 – Java 25
Nantes-PSG 3-1
Shënues:
Kolo Muani 4’, Merlin 16’, Blas (pen) 45+5’ / Neymar 47’

Lens-Lyon 1-1
Shënues:
Clauss 13’ / Kadewere 44’

Foto: Ligue 1 Uber Eats Twitter

You may also like