Nagelsmann i tronditur: Kam marrë të paktën 450 kërcënime me vdekje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë tronditur deklaratat e trajnerit të Bayernit të Mynihut, Julian Nagelsmann. Tekniku ka pranuar se ka marrë shumë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale pas eliminimit nga Champions League nga Villarreal.

“E di që të marr kritika nga të gjitha anët, është normale dhe mund ta përballoj. Por me 450 kërcënime me vdekje në Instagram, nuk është kaq e lehtë. Nëse njerëzit duan që të vras veten është tjetër gjë, por kur sulmojnë edhe nën time, që nuk do t’ia dijë fare për futbollin.

Nuk e kuptoj, sapo njerëzit mbyllin TV i harrojnë të gjitha dhe mendojnë që kanë të drejtë, kjo është çmenduri. Marr kërcënime pas çdo ndeshjeje, pavarësisht nëse fitojmë apo humbasim”, ka thënë Nagelsman që zuri vendin e Hansi Flick në stolin e Bayernit këtë sezon. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like