Nafta bie ndjeshëm në bursat ndërkombëtare – Shqip

by admin
Spread the love

Shqetësim, konflikti në Lindjen e Mesme

Çmimet e naftës së papërpunuar në bursat botërore mbeten në kuotat më të ulëta të këij muaji, për kontratat e shitjeve të Dhjetorit.

Në bursat e Teksasit dhe Londrës, nafta e papërpunuar luhatej këtë të martë përkatësisht në rreth 82 dhe 88 Dollarë për fuçi. Rënie të qëndrueshme ka që prej mesit të këtij muaji.

Analistët thonë se kjo lidhet me rënien e vazhdueshme të kërkesës nga Kina, ku gjatë këtij muaji është konstatuar ulje e aktivitetit prodhues, siç ndodh zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Ndikim ka edhe shtimi i paparashikuar i eksporteve nga Rusia, kryesisht drejt vendeve aziatike, pavarësisht se më herët Moska kishte paralajmëruar se nuk do të shtonte prodhimin.

Tensionet e rritura në Lindjen e Mesme për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Tregjet i druhen reduktimit ose vështirësimit të eksporteve për shkak të shtimit të nivelit të destabilitetit në rajonin që konsiderohet si burim kryesor i naftës në botë.

Tv Klan

You may also like