Nadia Gulabzada – gazetarja e pestë afgane që strehohet në Kosovë

by admin
Spread the love

Sot në Kosovë ka mbërritur gazetarja e pestë afgane, Nadia Gulabzada.

Ajo u mirëprit në aeroport nga bashkëkombësja e saj Amina Omid, tanimë e strehuar në Prishtinë prej një jave, kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Kolegët afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij programi, përveç strehimit, gazetarëve afganë u sigurohet pagë mujore, shërbime shëndetësore, si dhe biletë kthimi kur rrethanat do të krijohen që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Journalists in Residence – Kosovo”, përkrahet edhe nga Iniciativa Hannah Arendt.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like