MYNIH – Harris: Dështimi i SHBA-së për të miratuar ndihmën për Ukrainën, një ‘dhuratë’ për Putinin

by admin
Spread the love

MYNIH, 16 shkurt /ATSH-DPA/- Dështimi i Kongresit Amerikan për të autorizuar ndihmën e mëtejshme për Ukrainën, është një “dhuratë” për presidentin rus Vladimir Putin, tha sot zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

Harris tha se Ukraina ka shumë nevojë për armë, ndërsa i afrohet përvjetorit të dytë të pushtimit të Moskës më 24 shkurt 2022.

“Ju e keni bërë të qartë se Evropa do të mbështesë Ukrainën dhe unë do ta bëj të qartë, presidenti Joe Biden dhe unë do të mbështesim Ukrainën”, tha Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke iu drejtuar aleatëve evropianë të Kievit.

Pas disa muajsh mosmarrëveshjeje, në fillim të kësaj jave Senati i SHBA-së miratoi një ndihmë me vlerë 60 miliardë dollarë për Kievin.

Por, mbështetja për Ukrainën është kundërshtuar në mesin e shumë konservatorëve dhe nuk është e qartë nëse masa do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga republikanët. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like