Muzeumi Grevin në Paris, në përfundim të statujës së dyllit të mbretëreshës (fotot)

by admin
Spread the love

Patricia Girbeau, drejtuesja artistike e muzeumit Grevin në Paris thoshte sot e kënaqur se statuja e dyllit e mbretëreshës Elizabeta, bën që monarkja e ndjerë të mbetet përgjithmonë në muzeum.

Teksa ajo fliste, grupet e ekspertëve po i jepnin krijimit të tyre të dyllit prekjet e fundit, që së shpejti të dalë në shfaqje për publikun.

Piktorja Emma Deat, thotë se skulptura kërkonte shumë punë:
“Ajo është një person që kërkon shumë vëmendje, si nga cilësia e pikturimit ashty dhe nga flokët”.

“Kjo vjen sepse është fotografuar shumë dhe njihet mirë, prandaj po i kushtojmë vëmendje të vecantë kësaj skulpture”.

Drejtoresha Girbeau, shtonte se statuja do të mbetet përgjithmonë në muzeum, ku dashamirësit mund t’i shfaqin dashurinë e vlerësimin që kishin për të.

“Për fat të keq nuk kemi mundësi t’i japin të gjithë hapësirën me të cilën është mësuar pasi muzeumi ynë është shumë skenografik, por e kemi vendosur në qendër të kalimit të vizitorëve”, shtoi ajo.