Mustafa i LDK-së reagon ndaj ministres Hajdari për aksidentin ndaj një të miture

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar për rastin e shkeljes me veturë të një të miture nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, njofton Klankosova.tv.

Reagimi i plotë nga Mustafa:

A jeni në tokë të bukës, hej?!

Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.

Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!

A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!

You may also like