Musliu-Shoshi: Kosova e humbi shansin për liberalizimin e vizave, Qeveri të loboj drejt integrimit evropian

by admin
Spread the love

Deputetja e PDK-së, Ariana
Musliu-Shoshi ka folur sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, duke
theksuar se Kosova e humbi shansin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha
kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit
aktual.

Tutje, ajo tha se Qeveri duhet
të dijë të loboj, të ketë strategji e plan në rrugën drejt integrimit evropian.

Postimi i plotë:

Imagjinoni, Bashkimi Evropian
vazhdon ta mbajë të izoluar popullin e Kosovës që jemi më pak se 2 milionë
qytetarë dhe jetojmë në mes të Evropës. Ndërsa kjo BE u ka hequr vizat edhe
Argjentinës, Andorrës, Brazilit, Kolumbisë, Guatemalës, Peru e Venezuelës.

Kosova e humbi shancin e saj ideal
kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej
deputetëve e kryeministrit aktual të cilët kur ishin opozitë e sulmonin shtetin
e Kosovës me të gjitha mjetet e dhunshme për ta bllokuar demarkacionin e
kufirit.

Përderisa e presim trenin e
radhës, kjo qeveri duhet të paktën të dijë të loboj, të ketë strategji e plan,
të dijë ta trajtojë interesin kombëtar e të jemi të bashkuar në rrugën drejt
integrimit evropian.

You may also like