Muslija do t’i bashkohet Freiburgut këtë javë ose në verë

by admin
Spread the love

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija pritet të transferohet te Freiburgu, ekip që bën gara në elitën e futbollit të Gjermanisë. Në fakt, Muslija tashmë ka arritur marrëveshje personale me Freiburgun, i cili po negocion me Paderbornin për lirimin e tij.

Freiburgu po synon ta transferojë mesfushorin gjatë këtij muaji dhe i ka bërë Paderbornit ofertë të re.

Për të mos e transferuar Muslijën falas në verë, Freiburgu i ka ofruar Paderbonit një milionë euro, duke pasur parasysh se 25-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni.

“Ne sërish i kemi bërë ofertë Paderbornit dhe oferta është reale bazuar në parametrat e saj. Ne tashmë kemi marrëveshje me lojtarin, i cili do të na bashkohet në verë nëse nuk e liron Paderborni gjatë këtij afati”, ka thënë drejtori sportiv i Freiburgut, Klemens Hartenbach. Muslija këtë edicion është lojtari kryesor i Paderbornit që garon në Bundesligën 2. Në 19 paraqitje deri më tani, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

You may also like