Murtezani i Alternativës me tjetër projekt kapital në energjetikë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




ShA MEPSO, e udhëhequr nga drejtori i Alternativës Orhan Murtezani, promovoi sot nisjen e një tjetër projekti milionësh në sferën e energjetikës.
Me vendosjen e gurthemelit në afërsi të fshatit Mamutçevë, është shënuar fillimi i punimeve të ndërtimit të largpërçuesit 110 kV që lidh trafostacionet në Veles dhe Ovçe Pole. Bëhet fjalë për një projekt kapital infrastrukturor për ndërtimin e një largpërçuesi në trasën ekzistuese të largpërçuesit i cili daton që nga viti 1960.
“Në kushtet e krizës energjetike, e cila shkakton probleme të mëdha në çdo sferë të jetës shoqërore, ShA MEPSO vazhdon të punojë me përkushtim dhe të realizojë investimet e planifikuara në infrastrukturën energjetike dhe të përgatisë dhe përmirësojë teknikisht rrjetin e transmetimit për të mundësuar transmetim të sigurt të energjisë elektrike. Kjo është një infrastrukturë e nevojshme që do të sigurojë jo vetëm siguri dhe besueshmëri në furnizimin me energji elektrike për banorët dhe ekonominë e rajonit të, por gjithashtu do të ofrojë një mundësi për lidhjen e përdoruesve të rinj në rrjetin e transmetimit dhe integrimin e burimeve të reja të ripërtëritshme të energjisë”, deklaroi drejtori gjeneral i ShA MEPSO z.Orhan Murtezani.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski foli për rëndësinë e rrjetit të modernizuar të transmetimit në drejtim të trendit në rritje për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE.
“Ne si vend jemi të fokusuar në ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë që u intensifikuan në periudhën e fundit me krizën energjetike dhe për transmetimin e asaj energjie elektrike ne kemi nevojë për një sistem stabil dhe këtë e sigurojmë me po këtë largpërçues”, theksoi Kovaçevski.
Investimi kap vlerën prej 2.3 milionë eurove.
Ky është një tjetër projekt kapital nga drejtori i MEPSO-s nga AlternAtivA, Orhan Murtezani. Që kur ka marrë drejtimin e MEPSO-s, Murtezani ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh dhe projektesh për ngritjen e infrastrukturës energjetike në vend, me qëllim sigurimin e një rrjeti modern që do të përmbushë nevojat e qytetarëve.


You may also like