Muriqi: Te Lazio nuk kam pasur fat, por edhe mundësitë nuk i shfrytëzova

by admin
Spread the love

Te Mallorca u kthyer menjëherë në lojtar vendimtar pasi shënoi edhe golin e tij të parë. Megjithatë, Vedat Muriqi është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te Lazio që është konsideruar si zhgënjyese. Sulmuesi i kombëtares kosovare dha një intervistë për El Pais ku tregoi edhe arsyen pse në kryeqytetin italian nuk ka shkuar çdo gjë si duhej.

“Në kampionatin italian ka më shumë cilësi se në atë turk. Në fillim u dëmtova. Më pas u sëmura me Covid dhe vuajta sepse te Lazio niveli ishte i lartë dhe nuk ishte e lehtë të rikuperoja rikuperoja energjitë në raport me shokët e skuadrës.

Shumë herë nuk kam pasur fat, por është e vërtetë edhe që kur më janë dhënë mundësitë nuk kanë shkuar mirë. Nuk më kanë blerë 20 milionë euro për asgjë. Kam shënuar gola në Turqi dhe në Kombëtare. Mund të shpenzosh edhe 100 milionë për një lojtar, por kur ka lëndime nuk mund të performosh siç pritet, ky është futbolli”. /oversport.tv

You may also like