Muriqi sërish në skenë te Lazio, Igli Tare tregon pse vendosën ta huazojnë

by admin
Spread the love

Vedat Muriqi nuk ia doli në asnjë moment të tregonte pse Lazio shpenzoi për të 20 milionë euro për ta transferuar nga Fenerbahce në Serie A.

Igli Tare, drejtori sportic i Lazios, ka folur në prag të ndeshjes me Porton në lidhje me sulmuesin dardan, i cili ka gjetur veten në LaLiga me fanellën e Mallorca.

“Bëmë një zgjedhje, që ta dërgonim Muriqin të luante. Na duheshin karakteristika të tjera për lojën e ekipit dhe bëmë këtë zgjedhje. Cabral? Te Sporting ai ka luajtur në krah, si sulmues i dytë dhe 9 fals. Është çështje zgjedhjeje”, u shpreh vlonjati i Lazios. / oversport.tv

Foto: Real Mallorca, Twitter

You may also like