Muriqi nderon edhe Milanin, Brugge e sheh si zëvendësuesin e De Ketelaere

by admin
Spread the love

De Ketelaere është një nga objektivat e Milanit në merkato. Kuqezinjtë i kanë bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh Club Brugge, por edhe Leeds synon sulmuesin, madje ka ofruar 30 milionë për të.

Milani duhet të rrisë patjetër ofertën që të bëjë të vetin lojtarin, që preferon të transferohet në Itali dhe jo në Angli.

Por kuqezinjve mund t’iu vijë në ndihmë Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar nuk ka spikatur te Lazio, por shkëlqeu me fanellën e Mallorca ku në 6 muaj shënoi 5 gola. Club Brugge është e gatshme që të investojë 10 milionë për kosovarin, për të lënë të lirë De Ketelaere. / Oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like