Muriqi me valixhe në dorë, Hull City gati të plotësojë kërkesat e Lazios

by admin
Spread the love

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Vedat Muriqit, por është thuajse e sigurtë që sulmuesi do të vazhdojë karrierën e tij larg kryeqytetit italian.

Lojtari i kombëtares së Kosovës u ringjall në Spanjë me fanellën e Mallorcas, por klubi spanjoll nuk ka mundësi që të plotësojë kërkesat e Lazios për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit.

Pasi ra pista spanjolle, në skenë del sërish Hull City, që kërkoi me ngulm Muriqin edhe në merkaton e janarit. “Gazzetta dello Sport” shkruan se anglezët janë të gatshëm që të paguajnë 12 milionë eurot që kërkojnë bardhekaltërit për të lënë të lirë bomberin. / Oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like