Murgjit i bien këmbanës së lashtë për Vitin Hënor të Dragoit në Taivan (fotot)

by admin
Spread the love

Murgjit në tempullin e malit Dharma Drum në Taivan shiheshin sot të godisnin këmbanën e lashtë Lotus Sutra (Fa-hua) 108 herë në nder të Vitit të Ri të Dragoit.

Murgu Chang Yuan, tha se vibrimet e këmbanës gjigante simbolizonin shërimin e 108 të këqijave për njeriun.

“Sipas fesë budiste, njeriu ka 108 gjendje sëmundjeje dhe çdo trigëllim i këmbanës uron për largimin e këtyre problemeve për vitin e ri që vjen”.

“Kjo këmbanë është 25 000 kilogramë dhe në trupin e saj është mbishkrimi i librit Lotus Sutra si dhe Mantra e Mirëkuptimit të Madh. ”

Murgu shtonte se dëgjimii tingullit të këmbanës është ekuivalent me leximin e teksteve të shenjta budiste.

“Kur vjen në tempullin e malit Dharma Drum dhe dëgjon 108 tingujt e këmbanës për vitin e ri, është ekuivalente me leximin Sutra Lotus dhe të Mantrës së Mirëkuptimit. Kjo është nje karma pozitive, shëruese”, shtoi ai.

Në shumë vende të Azisë festohej sot viti i ri hënor me grumbullime familjare, vizita dhe lutje në tempuj.

Viti i dragoit është i rëndësishëm për lindjet në Kinë pasi çiftet besojnë se fëmijët e tyre do të zotërojnë cilësitë e veçanta që simbolizohen nga dragoi, siç është forca, fuqia e suksesi.

Festivali festohet gjithashtu në Korenë e Jugut, Vietnam, në Mianmar e Malajzi ku besimtarët bëjnë lutjet e bekimet e tyre në tempuj.


Top Channel

You may also like