Murati kritikon Qeverinë: Vetëm 9% e buxhetit për investime është shpenzuar, mësimi të fillojë

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ne një intervistë për
Shqip ka thënë obligim i Qeverise që të vendos për dialog të mirëfilltë,
në mënyrë që të zgjidhen të gjitha problemet me marrëveshje.

Murati rekomandon që të gjendet zgjidhje optimale që greva të përfundojë
dhe të fillojë mësimi sa më parë.

Ai theksoi se nëse duhet bërë vërejtje Qeverisë është për shkak të mospunës
sepse vetëm 9% e buxhetit të investimeve kapitale janë shpenzuar deri në
qershor.

“Po besoj që është obligim i Qeverisë i atyre që e kanë fituar
pushtetin që me vendos krejt këtë proces në një proces të dialogut të
mirëfilltë social në mënyrë që të gjitha këto probleme të zgjidhen në
bashkëpunim edhe me marrëveshje. Kam përshtypjen që kryeministri shumë më herët
të kishin vendosur këtë dialog ne sot nuk do të kishim një situatë të grevave.
Është mirë që kanë filluar takimet në nivelin më të lartë. Rekomandoj që të
gjendet zgjidhna më optimale që greva të përfundojë dhe mësimi të vazhdojë. I
takon qeverisë të jetë fleksibile që të gjejë zgjidhje të duhur dhe jo të
shkohet drejt konfliktit.

“Qeverisja e vendit është shumë komplekse dhe Qeveria merret me çështje
që ne na preokupojnë çdo ditë. Unë kam përshtypjen se sot nëse duhet t’i bëjmë
ndonjë vërejtje Qeverisë është për një lloj mos pune. Qeveria duhet të ketë
projekte më aktive dhe të ketë investime konkrete. 9% të buxhetit të
investimeve kapitale janë shpenzuar deri në qershor dhe kjo është situatë e
patolerueshme për secilën Qeveri. Edhe opozitës ta kritikojë për projekte të
caktuara sesa për mos punë”, tha Murati.

You may also like