Munishi merr mesazh emocionues nga Rashica

by admin
Spread the love

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i ftuar në emisionin “Libero”, ka marrë një mesazh nga sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, shkruan Insporti.

Rashica bëri debutimin e tij me KF Llamkos Kosova, aty ku Munishi ishte drejtor sportiv, dhe ky i fundit ka treguar përshtypjet e para për Rashicën.

Miloti kur ka ardhë të na hala i qitke buza tamël, 15 vjet i ka pasë. Më la përshtypje me lëvizjet dhe driblimet. Miloti në atë kohë ka bo gjonat më të vështira me dozën e lehtëisë më të madhe. Kur është lëndu në moshën 18 vjeçare e kam vujtë shumë atë pjesë. Tash e ndjek në çdo ndeshje” – tha Munishi, përcjell Insporti.

Pas këtyre fjalëve të Munishit, ky mesazh i vjen nga Rashica: “Me trajnerin kam pasë dhe vazhdojë me pas raporte të mira, kemi pas momente jashtzakonisht të mira, sidomos kur kemi sjellë titullin ne Vushtrri. Kemi pasë gjithmonë raporte të mira, dhe vazhdon me më përkrahë, i uroj shumë suksese me ekipin e ri”.

Reprezentuesi kosovar nuk u aktivizua fare në ndeshjet e fundit më Norëichin për shkak se është i lënduar. Sulmuesi i Kosovës ka pësuar një lëndim në ije dhe do të mbetet më gjatë se ishte paramenduar jashtë fushave të blerta.

Rashica këtë verë është bashkuar me Norwichin nga Werder Bremen, teksa ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionat ku nuk ka shënuar asnjë gol, por ka bërë një asistim.

/Insporti.com

You may also like