Munishi – Gashit: “50 veta i keni çu duart në Kuvend të FFK si në Korenë e Veriut, atje lypni drejtësi tash”

by admin
Spread the love

Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur.

Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit janë përjashtuar nga Liga e Parë e Kosovës, si pasojë e këtij konstatimi nga FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Jeton Gashi, kryetari i Ulpianës tha se s’ka drejtësi në futbollin kosovar, por shpejt i reagoi Munishi, i cili ia kujtoi Kuvendin e FFK’së ku të gjithë i çuan duart.

“50 veta i keni çu duart në Kuvend të FFK si në Korenë e Veriut, atje lypni drejtësi tash”, tha Ismet Munishi në Favorit.

“Unanimisht i keni çu durt. Shumë kanë me i ra pishman që i kanë çu durtë”, tha Munishi.

E Gashi iu përgjigj, duke konfirmuar se i ka rënë pishman se ka votuar për statutin e FFK.

“Drejt me të thanë, po i kam ra pishman”, u përgjigj Jeton Gashi.

You may also like