Mungon vetëm zyrtarizimi, Partizani bën goditjen e radhës në merkato

by admin
Spread the love

Edhe pse së fundmi ishin zbehur zërat e merkatos për sa i përket një transferimi të mundshëm të Victor Da Silva te Partizani, tashmë gjithçka është rindezur. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, braziliani pritet të firmosë me “Demat”.

Raportohet gjithashtu se transferimi i tij te Partizani është vetëm çështje orësh. Da Silva ka zbarkuar në Tiranë dhe pritet të mbyllë edhe detajet finale përpara se të zyrtarizohet.

Da Silva do të vihet kështu nën urdhrat e Giovanni Colellas, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë. Braziliani ka qenë një prej objektivave të Partizanit që në hapjen e këtij sesioni merkatoje. /oversport.tv

You may also like