Mungon Insulina, Ministria e Shëndetësisë nuk jep arsyet (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë mungojnë përsëri insulinat.

Në fakt në frigoriferët e kësaj barnatoreje ka mbetur vetëm një sasi e vogël e insulinave “Levemir”. Ngase ato si “Novorapid” dhe “Nevomix” janë shpenzuar që të gjitha më datë 19 të këtij muaji, ku furnizimi i fundit nga MSh-ja për këtë institucion shëndetësor është bërë më 19 tetor.

Për këto mungesa tashmë të shpeshta, insulinë-varësit ankohen se mezi po ia dalin që t’i blejnë dhe sigurojnë këto ilaçe esenciale.

Endokrinologët shpjegojnë se mos marrja e insulinës me kohë shkakton komplikime shtesë te shëndeti i pacientëve me diabet.

Por, ku qëndron problemi në thelb që Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon qëndrueshmëri në furnizim për këtë ilaç esencial, tash e sa kohë?

Shoqata e Pacientëve thotë se e gjithë kjo situatë është krijuar si pasojë e planifikimit të dobët nga zyrtarët përkatës të MSh-së.

Kreu i kësaj shoqate, Besim Kodra, shton se pacientët me këtë sëmundje kronike duhet ta padisin MSh-në për mos furnizim me këtë ilaç esencial.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjigjur në pyetjet e Klan Kosovës për mungesën e stabiliteti në furnizim.

Mirëpo jo zyrtarisht televizioni mëson se gjatë kësaj jave, do të nisë furnizimi me insulina aty ku mungojnë përmes marrëveshjes së arritur gjatë verës me UNOPS-in,  derisa problemi për këtë situatë të krijuar në këtë vit është mos-funksionimi i OSHP-së sa i përket procedurave të ankesave që bëjnë operatorët ekonomikë në këtë organ.

You may also like