Mungesa e vitaminës C. Bëni kujdes ndaj këtyre simptomave – bota.al

by admin
Spread the love

Në këtë artikull ju sjellim simptomat më të shpeshta të mungesës së vitaminës C, një nga më tërëndësishmet për mirëqenien e organizmit tonë. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të marrim sasinë e duhur të kësaj vitamine në trupin tonë, pasi mungesa e saj mund të sjellë një sërë problemesh nëshëndet. Vitamina C nuk qëndron gjatë në trupin tonë, ndaj duhet të tregohemi të vëmendshëm ndaj sinjaleve që na dërgon trupi ynë, kur kemi nivele të ulëta të kësaj vitamine. Le të shohim së bashku se cilat janë simptomat që shfaqen prej mungesës së saj.

Gingivat e kuqe dhe të gjakosura
Kjo vitaminë ka rëndësi madhore në shëndetin e gingivave tona. Personat që kanë mungesë të saj, janë mëtë predispozuar për të bërë gingivit. Nëse kujdeseni mirë për shëndetin tuaj oral, por vini re se keni vazhdimisht gingival të skuqura apo që gjakosen shpejt, atëherë duhet të dini se keni probleme tëmungesës së vitaminës C.

Mavijosje të shpeshta
Prania e hematomave në lëkurën tuaj është gjithaashtu një sinjal i rëndësishëm. Nëse mavijosjet shfaqen lehtësisht në trupin tuaj, atëherë ky mund të jetë një problem i mungesës së vitaminës C. Njësoj sikurse plagët që kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar.

Flokë të dobët dhe dhimbje artikulare
Bëni kujdes edhe për shëndetin e flokëve tuaj. Nëse ata kanë tendencën të jenë më të dobët dhe të bien lehtësisht, atëherë mund të keni mungesë të vitaminës C. Nga ana tjetër, mungesa e kësaj vitamine mund të sjellë edhe dhimbje artikulare dhe lodhje të tepruar.

Infeksione të shpeshta
Vitamina C ndihmon në prodhimin e rruazave të bardha, të pazëvendësueshme për shëndetin tonëimunitar. Nëse sëmuresh lehtësisht nga infeksione të ndryshme, qoftë edhe nga një i ftohtë i lehtë, atëherëduhet ta rrisësh dozën e marrjes së kësaj vitamine.

Shtimi në peshë
Edhe një shtim në peshë mund të jetë një këmbanë alarmi për mungesën e vitaminës C. Nëse keni ndjekur të njëjtin stil jetese, jeni ushqyer po njësoj, por keni shtuar peshë, atëherë duhet të mendoni edhe për mungesën e kësaj vitamine, pasi nuk është e rrallë.

Lëkura dhe thonjtë
Së fundmi, një mungesë e vitaminës C jep pasoja edhe në lëkurë dhe në thonj. Kur ka një mungesë tëkësaj vitamine, lëkura paraqitet më e thatë dhe më e dobët. Kjo sepse organizmi juaj prodhon më pak kolagjen. Bëni kujdes edhe për thonjtë tuaj. Siç dihet, organizmi ka nevojë për vitaminën C për përthithjen e hekurit. Nëse kjo gjë nuk arrihet në sasinë e duhur, shfaqet anemia dhe thonjtë mund tëparaqiten lehtësisht të thyeshëm.

You may also like