Mungesa e dëborës – “Kupa e Sharrit” në pikëpyetje?! – Shqip

by admin
Spread the love

DEHARI: KJO GARË E FIS-it DUHET TË MBAHET NË KODRËN E DIELLIT

Sezoni i skijimit në të gjitha vendet evropiane pothuajse është në përfundim e sipër edhe pse shkaku i mungesës së sasisë duhur të borës shumë gara janë anuluar. Gara ndërkombëtare KUpa e Sharrit anulohet për dy javë

Gara ndërkombëtare e skijimit “Kupa e Sharrit”që ishte planifikuar të mbahet në Kodrën e Diellit, javën e dytë të marsit,  është anuluar së paku edhe për dy javë. Shpresat janë se nga  java e fundit e marsit mund të ketë reshje të borës.

 “Me shumë kënaqësi kemi shpreh interes që këtë garë ta rikthejmë. Mungesa e borës ka qenë faktorë kryesor që kjo garë do të shtyhet. E planifikuar ka qenë të mbahet më 7, 8, 9 dhe 10 mars, mirëpo nga mungesa e borës sepse ne si federatë ishim dhe bëmë inspektimin e borës në Kodrën e Diellit, sepse këtë garë në çdo mënyrë tentojmë ta organizojmë aty ku edha ka filluar. Domethënë në Kodrën e Diellit” – tha Dardan Dehari, nënkryetar i federatës së skijimit.

Ka pasur ide që për shkak të mungesës së borës, kjo garë ndërkombëtare skijimi të mbahet në ndonjë vend apo shtet tjetër. Dardan Dehari thotë se do të bëhet gjithçka që “Kupa e Sharrit” të mbahet aty ku e ka gjenezën.

 “Ne me çdo kusht do të tentojmë që garën ta organizojmë në Kodrën e Diellit. Është një mundësi që gara të transferohet në ndonjë shtet tjetër, apo në një ski qendër e cila ka kushte dëbore dhe kushte të mirëfillta për organizimin e garës. Mirëpo ne do të japim maksimumin që kjo garë të organizohet këtu tek ne, sepse për të promovuar sportin e skijimit “Kupa e Sharrit” si garë mendoj që është promotori më mirë i këtij sporti në vendin tonë” – tha Dardan Dehari, nënkryetar i federatës së skijimit.

Ende nuk janë shuar shpresat që pas një dekadë, sërish të organizohet “Kupa e Sharrit” pikërisht në Kodrën e Diellit. Mbarëvajtja e kësaj gare të FIS-it, megjithatë do të varet nga faktori klimatik dhe dëbora. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like