“Mund të ketë persona non-grata në radhët e PS-së”, deputetja ne PD-së del me paralajmërimin e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e papritura politik

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri paralajmëroi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Now’ se mandati i kryeministrit Edi Rama mund të mos zgjasë 4 vite, pasi mund të ketë persona non-grata në radhët e tyre.

Deputetja deklaroi se është shumë e rëndë për një parti politike kur brenda saj shpallen persona non grata.

“Se sa do jetë… se janë edhe këto non gratat dhe nuk mund të të siguroj që mund të jetë opozitë 4-vjeçare. Non grata e cenon çdo individ dhe jo më çdo përfaqësuesi politik. Është e rëndë. Nëse një parti politike ka një numër të caktuar personash non grata është e rëndë për një parti politike, për një grupim politik”, tha znj. Pampuri.

Deputetja nënvizoi se nuk i mbajnë shpresat tek SHBA-ja për të shpallur persona ‘non grata’ në PS, por do të bëjnë një opozitë të fortë në parlament, në komisionet parlamentare dhe në terren.

Kemi qenë non-stop në terren duke denoncuar nga afera më e vogël korruptive deri tek aferat gjigande korruptive”, shtoi ajo.

You may also like