Mund të jetë për shumë çuna

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Keisi Medini dhe Krist Aliaj ishin ndër emrat më të komentuar gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP pas romancës së tyre e cila nuk zgjati shumë.

Pas mbarimit të spektaklit, Kristi ka treguarse se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje por më pas dolën në përfundimin që nuk ishin të përshtatshëm për njëri- tjetrin dhe se nuk ka më asnjë mundësi për tu rikthyer bashkë.

Disa ditë më parë, Keisi publikoi projektin e saj më të ri muzikor e cila titullohej “Bye Bye” dhe në rrjet u aludua se kënga ishte një “diss” për ish-finalistin. E së fundmi Kristi ishte i ftuar në “Shqipëria Live” është pyetur se ëfarë mendon për zërat që kanë qarkulluar se kënga ishte për të.

“Nuk e kam dëgjuar me vëmendje po e kam dëgjuar nga burimet se ishte “diss” ajo ‘bye bye’, kam qenë i sinqertë kur thash që nuk më intereson nuk më intereson, nuk bëj lojra, mund të jetë për shumë çuna nuk e di nëse eshtë për mua apo për ndonjë ish tjetër…”– u përgjigj ai.

You may also like