Muhabeti që bën ti është bosh, mendon se je 1 hap para Vëllait të Madh

by admin
Spread the love

Vëllai i Madh u dha një tjetër mision të fshehtë ditën e premte dy prej banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP, Oltës dhe Luizit. Dyshja duhet t’u mbushnin mendjen konkurrentëve të rinj që të hidheshin në pishinë dhe nëse ata e bënin, atyre do u ikte imuniteti 2-javor që kanë.

Olta dhe Luizi ia arritën qëllimit, e për më tepër, dyshja bindën edhe konkurrentët e tjerë që t’i ndihmonin dhe të hidheshin edhe ata në pishinë. Por duket se kjo gjë nuk është pritur shumë mirë nga Tan Brahimi, i cili është mik i Luizit. Dy artistët kanë diskutuar në lidhje me këtë veprim të Oltës dhe Luizit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nuk dua përballje me Kiarën unë. Kuptoje drejt. Mund të jetë edhe nominim dy vetë. Ke me nxjerrë në nominim dy vetë

Tani: Po ti nuk e di se çfarë ka zarfi mo burrë, të lutem shumë

Luizi: Unë e di se si funksionon se nuk kam lënë ‘Big Brother’ pa shikuar para se të hyja këtu. Dhe e di të gjitha alternativat e zarfeve të kuq

Tani: E ti mendon se je 1 hap para atij që është duke e organizuar

Luizi: Jo nuk jam 1 hap para. E di ça kanë zarfet e kuq dhe ky nuk mundet me shpik gjëra të tjera, përveç atyre që janë bërë. Janë 4-5 alternativa nuk ka të tjera. Dhe në 4-5 alternativa, 4 janë që mund të bien me u përballë kokë më kokë me Kiarën. Ajo ka të drejtën e Zotit me e bërë, sepse do ja bëja edhe unë. Kështu që për me e hap harkun…

Tani: Këtu çdo gjë që nxirret nga goja është autogol. Çdo gjë që dëgjon ai që është duke e organizuar. Komplet muhabetin që bën ti është bosh.

Luizi: Prandaj thashë janë 4-5 alternativa

Tani: Ai nesër shpik një sfidë të vogël

Luizi: Nuk ka kohë se është prime nesër

Kiara: O Tani, mund të ndodhi çfarëdo lloj gjëje. Unë e kam marrë parasysh se mund të jem edhe unë. Nuk do të thotë se ju shpëtuat nga kjo gjë, juve ju hoq imuniteti, tani unë jam e pa rrezikuar. Nesër mund të dal dhe jam shumë e sigurt me këtë.

Tani: Ne shumë na zgjati. Unë do kisha dashur ta provoj shumë shpejt me dalë në nominim.

You may also like