Mucunski shpjegon arsyet pse VMRO-DPMNE insiston që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se është shqetësuese që kryeministri i vendit, pas 100 ditëve të kaluara të Qeverisë, dhe pas gjithë këto sfidave me të cilat ballafaqohet shteti nuk ka gjetur kohë të takohet me liderin e opozitës.

“Ne jemi parti opozitare dhe opozita çdoherë bën përpjekje për zgjedhje të parakohshme. Posaçërisht në periudha kur është e dukshme se Qeveria e ka humbur kredibilitetin e plotë dhe legjitimitet të cilin e ka në planin politik. Përpos temën e zgjedhjeve të parakohshme, kryetari Mickoski, dha një propozim burrështetas, ku tregoi gatishmëri të opozitës të ulet së bashku me ekspertë politik të partisë së tij dhe në periudhën deri në ato zgjedhjet parlamentare së bashku me konsensus të zgjidhen sfidat më kryesore që i kemi si shtet”, tha Mucunski.

Ai tha se patjetër duhet pasur dialog ngase marrëdhëniet mes dy partive politike janë shumë të polarizuara dhe mënyra e vetme për ta ulur polarizimin është nëpërmjet komunikimit.

Mucunksi tha se kërkojnë zgjedhje të parakohshme ngase sipas tyre kjo qeveri nuk ka legjitimitet, ndërsa sipas tij ky legjitimitet u humb në zgjedhjet lokale.

“Në mënyrë shtesë, kemi përkeqësim në pothuajse të gjitha sferat e jetës. T’i shohim parametrat në ekonomi. Në planin makro dhe mikro. T’i shohim gjendje në shëndetësi, në arsim. Unë nuk shoh askund përmirësim ku do të kisha thënë të paktën në një fushë Maqedonia po ecën mirë. Për energjetikën të mos flasim”, tha Mucunski në TV SHENJA.


You may also like