Mucunksi: Nuk do të jetë kërkesa e vetme bullgare futja e tyre në kushtetutë

by admin
Spread the love




Lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, Mucunski, tha se edhe në këtë rast Qeveria, sikurse në marrëveshjen për ndërtimin e korridorit 8, Qeveria ka ndërmarr obligime të cilat nuk janë të vetat.

“Në momentin kur merrni obligime të cilat nuk mund t’i realizoni ato krijojnë në rastin e Bechtel dhe Enka dëm financiar, ndërsa në rastin e të ashtuquajturit propozim francez, shkakton dëm politik. Ne jemi për anëtarësim në BE dhe në NATO”, u shpreh Mucunski në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

Mucunski tha se nuk është problemi i vetëm futja e bullgarëve në kushtetutë dhe se do të ketë kërkesa tjera.

 “Pozicioni jonë duhet të jetë se ne nuk do të kemi kërkesa shtesë nga ana e Bullgarisë të cilat nuk do ta lëkundin identitetin e maqedonasit, faktet historike të popullit maqedonas”, ka deklaruar Mucunski.


You may also like