Muçollit ia prishin festën në shtesë, shënon golin e katërt me Vejle BK

by admin
Spread the love

Lot te Vejle BK, pasi panë t’u iknin nga duart dy pikë shumë të rëndësishme, që do t’u vlenin shumë në luftën për mbijetesë.

Skuadra daneze barazoi 2-2 me Viborg, në një ndeshje ku u akorduan tre penallti. Dy të parët u kthyen në gol dhe më pas në fillim të pjesës së dytë realizoi edhe Arbnor Muçolli.

Mesfushori, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, gjeti golin e katërt personal me Vejle BK, që në fund e pësoi.

Në shtesë u akordua një penallti, që nuk u shënua nga Bonde por më pas përfitoi direkt Lonëijk dhe kështu skuadrës së Muçollit i iku fitorja nga duart. / oversport.tv

Foto: Vejle Boldklub, Facebook

You may also like