Muaremi: Nëse Ruskovska disponon me informacione le të parashtrojë akt akuzë

by admin
Spread the love




Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi i ka bërë thirrje prokurores Villma Ruskoska, nëse disponon me të dhëna ose informacione për krim të bërë, t’i prezantoj para opinionit dhe të përgadis akt akuzë kundër tij.
Në reagimin me shkrim deri tek mediat për qëndrimet e Ruskovskës, Muaremi thekson se për mos ndjekje të krimit për shkak presioneve parqet vepër penale.
“Edhe unë i bashkëngjitëm thirrjes tënde deri tek ambasadat dhe të gjitha palët ku thirreni për ‘ndihmë’- le ta konfirmojnë edhe atë që Prokurori Publik i Maqedonisë së Veriut e ka konfirmuar me mbikëqyrjen mbi punën e juaj joligjore dhe veprimin jo etik. Përgjegjësi për veprimin tuaj kokë më vete duhet të ketë”, ka thënë Muaremi, raporton SHENJA.


You may also like