MSh: Tre kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë po hetohen për korrupsion

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tre kirurgë janë duke u hetuar si të dyshuar për korrupsion në spitalin e Vushtrrisë.

Në njoftimin e lëshuar MSh deklaron se do të marrin masat e parapara ligjore.

“Në lidhje me rastin e raportuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, ‘Shekih Zajed’ së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

You may also like