MSH: Mbeten rekomandimet për qytetarët në kushte të përqendrimeve të grimcave ndotëse të ajrit mbi të lejuarat

by admin
Spread the love

Mbeten rekomandimet për qytetarët e qytetit të Shkupit në kushte të përqendrimeve të grimcave ndotëse të ajrit mbi të lejuarat, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Këto rekomandime janë miratuar në fund të vitit të kaluar, si rezultat i rritjes së përqendrimit të grimcave ndotëse të ajrit mbi ato të lejuarat, në pikat matëse Lisiçe dhe Rektorat në Shkup.

Sot Shkupi është në vendin e 19-të sipas ndotjes së ajrit në listën e platformës “Ajkjuer” IQAir (Indeksi Botëror i Cilësisë së Ajrit).

Sipas përqendrimit të grimcave PM në ajër, të matura në orën 11:00 me orën lokale, qëndrimi në natyrë nuk rekomandohet për personat me shëndet të ndjeshëm.

Lilija Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Maqedonisë, në deklaratë për MIA-n, tha se ajri i ndotur ndikon në sëmundjet e frymëmarrjes, reaksionet alergjike nga sistemi i frymëmarrjes, kollën, dhimbjet e kokës, varësisht nga territori dhe përqendrimi i ndotjes, kushtet në të cilat punohet.

“Te astmatikët gjendja përkeqësohet, te ata që kanë sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe sëmundje të tjera kronike. Duhet pasur kujdes, në kushte të ajrit të ndotur, të dilni jashtë vetëm nëse është e nevojshme. Veçanërisht të kenë kujdes më të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore, rekomandoi ajo ndër të tjera në deklaratë për MIA-n.

Sipas konkluzioneve të seancës së qeverisë nga fundi i vitit 2017, në kushte të tilla, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të obliguar që të japin rekomandime për qytetarët.

Ndër të tjera, mbeten rekomandimet për të gjitha subjektet juridike – punëdhënësit, që të lirojnë gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt miokard të kaluar apo goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë,  për të riorganizuar orarin e punës dhe për personat që punojnë jashtë të punojnë nga ora 11 deri në 17. Rekomandohen gjithashtu që të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë, të sigurohen kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimeve të patronazhit.

Në konferencën e sotme për shtyp, ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, tha se analizat janë publike dhe tregojnë se 45 për qind e ndotjes vjen nga amivësiritë.

“Por sigurisht edhe nga institucionet publike që nuk përdorin sisteme ekologjike të ngrohjes edhe aty ndërhyjmë. Ne do të zëvendësojmë sistemet në rreth 70 institucione në dy vitet e ardhshme. Proceset nuk ecin kaq shpejt, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi te këto 70”; deklaroi ministrja.

Ajo tha se masat aktuale për mbrojtjen nga ndotja e ajrit janë afatshkurtëra, ndërsa zëvendësimi i sistemeve të ngrohjes me ato ekologjike është një masë afatgjatë, por edhe një proces afatgjatë i nisur katër-pesë vite më parë, në të cilin me vendim të Qeverisë ndahen mjetet. Kështu që, tha, sisteme të tilla tashmë janë futur në institucionet më të mëdha shëndetësore dhe do t’u ndihmojnë komunave që do të paraqesin kërkesë dhe projekt, dhe theksoi se si shembull kanë spitalin në Gjevgjeli.

Tashmë një vit është duke u bërë hartografia dhe po marrin, tha, informacione të mira nga të gjitha komunat. Në tre vitet e kaluara janë ndihmuar me kadastra për identifikimin e ndotësve të tyre, si dhe janë ndihmuar financiarisht në përgatitjen e planeve për ajrin.

“Kështu që, atë që shteti mund të bëjë – t’i ndihmojë komunatnë identifikimin e ndotësve të mundshëm – e bën, tha ministrja dhe shtoi se komunat duhet të zbatojnë masat afatshkurta dhe afatgjata kundër ndotjes të miratuara nga këshillat e tyre.

Ajo theksoi se “USJE” dhe “Makstil” “u treguan kompani përgjegjëse” sepse respektuan rekomandimin që kapacitetet më të mëdha industriale me leje të integruar A të ulin prodhimin gjatë muajve të dimrit, kur ka më shumë ndotje.

MARKETING



You may also like