MPJ: Zhbllokohen kamionët që ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se kamionët e tregtarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilit ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë, janë liruar dhe u janë kthyer pronarëve.

“E njoftojmë opinionin se pas aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat tona në Poloni dhe Ukrainë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve ukrainase, transportuesve të kamionëve në pikën kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë – “Jagodine” iu kthyen kamionët e tyre dhe malli i transportuar, të cilat më parë ishin sekuestruar nga autoritetet lokale të Ukrainës. Me këtë hap, falë aktiviteteve të ndërmarra diplomatike, u zgjidh problemi i transportuesve tanë dhe u shmangën dëme të mëdha materiale për kompanitë e tyre”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.


You may also like