MPJ: Pjesëmarrja në luftëra të huaja është vepër penale

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ua ka rikujtuar qytetarëve se pjesëmarrja në çdo ushtri të huaj, sipas rregullave ligjore, përkatësisht Kodit Penal të vendit, është vepër penale. Njëkohësisht theksohet se “si një vend mik i Ukrainës, e kuptojmë gjendjen e komplikuar në të cilën ndodhet dhe e cila i vendosë në një situatë të veçantë autoritetet ukrainase, që të bëjnë thirrje për çdo lloj ndihme, në të gjitha vendet mike, duke përfshirë edhe shoqërim, dhe/ose vullnetarë të cilët do t’i bashkoheshin ushtrisë ukrainase në mbrojtje nga kërcënimi ushtarak që vjen nga forcat ushtarake ruse”.
“Njëherazi rikujtojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut dënon plotësisht agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe këtë gjë shteti e demonstron në OKB, NATO, OSBE dhe në të gjitha forumet tjera bilaterale dhe multilaterale”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Kujtojmë se presidenti i Ukrainës miratoi Dekretin me të cilin lejohet rekrutimi i vullnetarëve në ushtrinë e Ukrainës, ndërkaq ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut bëri thirrje që vullnetarë të bashkohen në Ushtrinë e Ukrainës.


You may also like