MPJ: Delegacioni qeveritar bullgar të martën do ta vizitojë Shkupin

by admin
Spread the love




Vendimet e autoriteteve shëndetësore të Republikës së Bullgarisë për vetëizolim të një pjese të Kabinetit qeveritar të kryeministrit Kiril Petkov, nuk do ta ndryshojnë kornizën e dakorduar paraprakisht për vizitën e delegacionit të lartë qeveritar bullgar në Shkup, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

“Pas konsultimeve të sotme ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, u konstatua se vendimet e autoriteteve shëndetësore të Republikës së Bullgarisë për vetëizolim të një pjese të kabinetit të kryeministrit Petkov nuk do të ndryshojnë kornizën e dakorduar më parë për vizitë të delegacionit të lartë qeveritar në Shkup. Rrjedhimisht, informojmë se afati 18 janar, e hënë, mbetet si datë e caktuar për realizimin e vizitës, e cila pritet të korrespondojë me zgjedhjen e Qeverisë së re në vend”, njoftojnë nga MPJ. /SHENJA/


You may also like