MPB: Shqiptohen 15 sanksione për errësimin në mënyrë të parregullt të xhamave dhe shfrytëzimin e shenjave me drita dhe zë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në periudhën nga data 20.12.2021 deri më 26.12.2021 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e mosplotësimit të kushteve të parapara për errësimin e xhamave të automjeteve dhe në instalimin dhe shfrytëzimin e shenjave të posaçme me drita dhe zë në automjete. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 15 pjesëmarrës në komunikacion, prej të cilëve trembëdhjetë kundërvajtje për mosplotësimin e kushteve të parapara në lidhje me errësimin e xhamave dhe dy kundërvajtje për instalimin dhe shfrytëzimin e shenjave të posaçme me drita dhe zë në automjete. Të gjithë shoferëve të cilët kanë shkelur rregullat u janë shqiptuar kallëzime adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB, transmeton SHENJA.


You may also like