MPB: Sërish i hedhim poshtë pretendimet e VMRO-DPMNE-së

by admin
Spread the love

Në lidhje me pretendimet e VMRO-DPMNE-së, për biber grupe brenda MPB-së, të cilët janë marrë me presione gjatë fushatës, sërish kanë reaguar në Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata thonë se bëhet fjalë për të pavërteta dhe sajime të partisë opozitare.
“Po përsërisim se në opinion nuk është paraqitur asnjë dëshmi, as se kjo është me marrëveshje, as se MPB-ja në ndonjë mënyrë është pjesë e një operacioni të tillë, por edhe se një gjë e tillë ka ndodhur. E informojmë opinionin se MPB-ja nuk ka krijuar një grup të tillë në viber dhe se aktivitetet e MPB-së edhe në Prilep edhe në çdo qytet tjetër nuk janë koordinuar përmes grupeve viber.

Në datën e zgjedhjeve, 17 tetor, në Prilep nuk ka të dërguar ndonjë automjet për kontrollim teknik, as nuk është shqiptuar sanksion për kundërvajtje në trafik, që dëshmon se veprimet e përmendura, në të vërtetë nuk kanë ndodhur. MPB-ja filloi me kontrollë të brendshme për vërtetimin e fakteve, duke pasur parasysh se viber grupe mund të formohen dhe të përpunohen në çdo kohë dhe nga çdokush, dhe duke pasur parasysh se deri te MPB-ja nuk ka arritur asnjë denoncim nga qytetar për veprime në Prilep në ditën e zgjedhjeve siç u potencuan në konferencën për shtyp.

MPB-ja është garantues i të gjitha zgjedhjeve të lira nga viti 2017 deri më sot dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, kanë thënë nga MPB, përcjell SHENJA.

 

 

 

You may also like