MPB: Sanksionohen 174 shoferë në Shkup, 11 prej tyre nën ndikimin e alkoolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 21 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, katër masa për drejtim të paregjistruar të automjeteve.

Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), dy sanksione për shofer fillestar…

 

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.


You may also like