MPB: Në Shkup janë sanksionuar 178 vozitës

by admin
Spread the love

SPB Shkup edhe dje (23.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 masa, nga të cilat 57 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 8 masa për drejtim të automjetit, mjete teknikisht me defekt dhe të paregjistruara.

Katër sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tri sanksione për kalimin e sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq… Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like