MPB me detaje nga aksidenti i sotëm ku humbën jetën 2 persona, bëhet i ditur identiteti i viktimave – Shqip

by admin
Spread the love

MPB ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi sot në Rosoman, ku jetën humbën 2 persona.

Sipas policisë, fillimisht janë përplasur dy vetura, më pas një automjet mallrash ka dalë nga rruga në mënyrë që të evitojë aksidentin, ndërsa vetura e katërt ka goditur automjetin e mallrave.

“Sot rreth orës 06:30 në Stacionin Policor Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Prilep – Rosoman, afër vendit të quajtur “Kamen doll”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Fiat Doblo” me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.Gj.(55 ) nga Prilepi dhe veturës së pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shtipit, që po drejtohej nga L.S.(61) nga Shën Nikolla”, njofton MPB.

Nga MPB shtojnë se më vonë, në të njëjtin vend automjeti i udhëtarëve “Daevu Matiz” me targa të Shtipit i drejtuar nga S.S.(55) nga Shën Nikolla është përplasur me furgonin “Mercedes” me targa të Shkupitm i drejtuar nga I.I. 52) nga Shkupi, i cili paraprakisht doli nga rruga për t’iu shmangur dy veturave të përfshira në aksident.

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit K.Gj. dhe pasagjeri në automjetin “Golf”, S.S.(55) nga Shën Nikolla, vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave të Kavadarit”, theksojnë nga MPB.

You may also like