MPB: Gjithsej 67 sanksione për autobusët që transportojnë nxënës

by admin
Spread the love




MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpi në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, ndërsa janë konstatuar dy vepra penale për drejtim mjeti pa leje nga neni 284-a i Kodit Penal dhe 65 kundërvajtje rrugore. Tetë prej tyre kanë qenë për drejtim mjeti pa patentë shofer, një për mosvendosje të rripit… dhe 18 automjete janë dërguar për kontroll teknik. “Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.


You may also like