MPB e konfirmon: 9 tifozë bullgar janë arrestuar para ndeshjes Shkupi – Levski

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme sonte ka dalë me informacion se nëntë tifozë bullgarë janë arrestuwr në prag të ndeshjes ndërmjet Shkupit dhe Levskit.

Sipas informacioneve, ata janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike para ndeshjes.

“Më datë 27.07.2023, GB, ZZ, VD, GK, BA, VJ, IK, të gjithë shtetas bullgarë, janë ndaluar nga polica ,të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare në stadiumin “Todor Proeski”, para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levski, që luhet sonte në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING



You may also like