MPB: 218 gjoba vetëm në Shkup, 57 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme dje (11.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut.

Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 gjoba, nga të cilat 57 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 44 për mos dhënie përparësi ndaj këmbësorëve, 10 për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Janë shqiptuar 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë për përdorim të celularit, pesë sanksione për shofer fillestar, gjashtë masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 57 për parkim të paligjshëm”.


You may also like