Moviola e Inter-Juventus/ Zero gabime, Mareska perfekt në gjykim

by admin
Spread the love

Për Fabio Mareskën kishte shumë presion përpara sfidës, por në fund ai ishte ndoshta më i miri në “San Siro”.

Kjo, pasi kryesori i Inter-Juve nuk gaboi asgjë në gjykim dhe me shumë qetësi menaxhoi siç duhet situatat. I fali Vlahoviçit një të verdhë në fillim, por e ndëshkoi me të parën, pasi e paralajmëroi, por ndërkohë ishte shumë i saktë edhe në të vetmin moment të dyshimtë.

Në minutën e 70-të pa saktë ndërhyrjen shpatull më shpatull mes Bremerit dhe Turamit, ndonëse francezi kërkoi penalltinë. Nuk kërkoi as ndihmën e VAR-it, ndonëse përsëritja e pamjeve i dha plotësisht të drejtë. Kjo, pasi ndërhyrja e mbrojtësit të Juventusit ishte mëse e rregullt.

PANORAMASPORT.AL

You may also like